LAJME

Tre persona arrestohen në Skenderaj, u kapën me rreth 12 gramë marihuanë

Tre persona janë arrestuar në Skenderaj, pasi gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 shtator 2026, rreth orës 20:54, në rrugën “28 Nëntori”.

Policia njofton se te tre të dyshuarit, meshkuj kosovarë, është gjetur dhe sekuestruar rreth 11.9 gramë marihuanë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt./Dajoni.org:

//BODY PART STICKY - Implement into the footer