Saturday, January 22, 2022

Trendi i Tik Tok çon në rritjen masive të braktisjes së rosakëve

Në aplikacionet e rrjeteve sociale ka mbi 258 milionë video nën etiketimin “ducklings” dhe një numër i këtyre postimeve janë të njerëzve që dokumentojnë përvojat e tyre të blerjes dhe rritjes së rosakëve.

Shumë nga këto video kanë qindra mijëra pëlqime. Kohët e fundit në rrjetin social Tik Tok ka qarkulluar një video ku disa me persona marrin rosa të vogla nëpër kuti dhe drejtohen në qendër të qytetit të Dublinit për t’i shitur ato.

Rosat si kafshë shtëpiake

Për të rinjtë që i blejnë këto rosakë mund të duket një argëtim i padëmshëm por ka çështje serioze që zënë vend në të tilla raste sa i takon mirëqenies së kafshëve. Për shembull, puplat e rosave nuk janë plotësisht të papërshkrueshme nga uji derisa të bëhen katër javëshe dhe për dike që nuk e di, pakujdesia mund të shkaktojë ngordhjen e rosakut.

Nëse një rosë e porsalindur qëndron në një ambient të ftohtë për shumë gjatë, do të ngordhte dhe përsëri ky është një fakt që jo të gjithë e dinë. Një rosak është gjithashtu një angazhim afatgjatë sepse mund të jetojnë rreth 15 vjet.

DSPCA (The Dublin Society for Prevention of Cruelty to Animals), një shoqëri e angazhuar për ruajtjen e kafshëve nga abuzimi, ka shprehur shqetësimin se në momentin që njerëzit do të kuptojnë sa punë duhet për kujdesin ndaj rosakëve do heqin dorë dhe do i lënë në ndonjë park, që nëse ndodh, me siguri rosat e vogla do të zhduken pasi nuk janë në gjendje të mbrojnë veten nga kërcënimi i grabitqarëve.

Fatmirësisht, rosat e shpëtuara deri tani janë shumë mirë dhe DSPCA ka pohuar se të kujdesesh për shumë rosakë nuk është shumë më e vështirë se të kujdesesh për një, duke qenë se ata lëvizin në tufë dhe ndihmojnë njëri tjetrin.

Problemi tani është gjetja e shtëpive të reja për rosakët. Ndërkaq, fenomeni i përdorimit të kafshëve për të marrë pëlqime në rrjete sociale nuk është i ri.

Organizata për të drejtat e kafshëve PETA i nxit njerëzit që të kujtojnë se këto kafshë, pra konkretisht rosat e porsalindura kanë nevojë për kujdes gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të blihen thjesht si rekuizita