Tuesday, August 3, 2021

Tri ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Sot starton java e 17’të e Superligës së Kosovës.

Kryendeshja e javës se 17’të është padyshim ajo në qytetin e Gjilanit, ku ekipi i Gjilanit sot do të ndeshet me Prishtinën.

Drenica pas humbjes nga Arbëria ka përballje tjetër të vështirë në “Bajram Aliu”, atë ndaj kampionës në fuqi, Dritës.

Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo mes Feronikelit e Besës që luhet në Drenas.

Të gjitha duelet zhvillohen nga ora 13:00.