Këngëtarja shqiptare duket se ka zgjedhur një mënyrë interesante të përballojë ndarjen nga Patrisi.
Duke shijuar në maksimum pushimet në Miami, se fundmi ndau disa sekuenca të nxehta e zhveshur në bikine, shkruan “Kosovarja”.

Duke bërë lëvizje provokuese teksa kalon kah pamja përrallore, ajo çka merr vëmendje nuk është as paraqitja e saj, as vendi por personi që po ia realizon këto video.
Ajo është mjaftë e rezervuar në këtë pjesë, duke mos treguar asgjë më shumë.
Ndoshta me kohën do të tregojë hapur se cila ishte arsyeja e vizitës në këtë vend, pikërisht pasi i dha fund lidhjes shumë vjeçare.

