Tym i zi nga termocentralet në Obiliq, Kica-Xhelili: Kemi helm mjaftueshëm
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar në Facebook pamje ku shihet tym i zi duke dalë nga termocentralet në Obiliq.
Postimi i plotë:
Mirëmengjesi Kosovë!
Nuk na duhet gazi, as termocentralet e reja, sepse kemi helm mjaftueshem.
Nuk na duhet as bashkëpunimi, as kompromisi për president, sepse kemi ego mjaftueshëm.
Nuk na duhet as shëndeti besa, edhe ashtu është luks.
Mjaftohuni me fjalë “miradije” e thurje patriotizmi, se ndoshta mjafton shërimi i shpirtit.
*Falini! Se janë pak të zënë duke mbajtur inate politike, e s’po kanë kohë për luftimin e HELMIT tënd.





