Tuesday, January 18, 2022

U përfol se kanë kryer marrëdhënie seksuale, publikohet fotoja e Melisës dhe Andit

Në puntatën e parë të “Për’puthen Prime”, filluan me debate të nxehta në mes Fatjonit dhe Melisës.

Melisa tregoi që ka biseduar në telefon me Fatjonin dhe që ai e akuzon atë se ka kryer marrëdhënie me një tjetër konkurrent të emisionit.

Edhe pas insistimit të moderatores Bora Zemani dhe opinionistit Arjan Konomi, Fatjoni refuzoi që të tregonte emrin apo ndonjë gjë më shumë.

Sipas burimeve të “Neës-31”, akuzat e Fatjonit qëndrojnë dhe se bëhet fjalë për Andin me të cilin Melisa ka pasur marrëdhënie. Por, edhe shumë komentues e tregonin ne rrjetet sociale të njëjtën gjë.

Se fundmi ne rrjet po qarkullon një foto nga faqja “Perputhen.al2”, ku shihet Melisa dhe Andi teksa janë duke hipur bashke ne një makinë.

Andi dhe Tea treguan qe janë bashke tani dhe që do të vazhdojnë të takohen së bashku.