Rajoni TV

U rrahen para pesë dite, publikohen pamjet ku disa persona e sulmojnë trajnerin e fitnesit në Gjilan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:15 / 28 February 2021

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur me datë 23 shkurt në një fitnes në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se rrahja kishte ndodhur në sallën e fitnesit “Arena” ku fillimisht i dyshuari A.S ka sulmuar personin Flamur Grabovcin, i cili më pas u sulmua edhe nga dy të dyshuarit e tjerë, B.T dhe A.T.

Lidhur me këtë, vetë Grabovci ka publikuar disa pamje, teksa shihet një person i cili e sulmon atë.

Aty shihen edhe dy persona tjerë që vrapojnë për t’i ndihmuar shokut të tyre.

Flamur Grabovci, i cili u rrah nga tre të dyshuarit, është trajneri i fitnesit.

Ai kishte publikuar një fotografi në Facebook ku shihet i gjakosur.

Grabovci ka thënë se është sulmuar nga tre persona në vendin e punës. Sipas tij, sulmi ka ndodhur vetëm për ta gjunjëzuar dhe për “tekat e tyre”.

Pas sulmit që pata në vendin e punës nga tre persona shumë të njofshëm që më sulmuan për ‘tekat e tyre’ mora shumë mesazhe nga ju dashamirë, për të kuptuar për shëndetin tim. Jam shëndosh e mirë. Kaloi gjithçka. Edhe pse më sulmuan 3 persona nga 100kg, vetëm me preteksin që të më gjunjëzojnë dhe të bëhen shembull për forcën e tyre dhe të ua kanë frikën sa më shumë njerëzit”, ka thënë ndër të tjera Grabovci.

Tutje, ai ka treguar se rasti është në polici dhe se pret reagim edhe nga kryetari i Komunës.

Rasti është në dorë të policisë dhe kam besim tek ky institucion. Do të mbaj shpresë edhe në kryetarin e qytetit tim në reagim e tij që të jam shembull qysh duhet të mbrohet njeri në vendin e punës. Sonte m’u ndërpre puna, kërkoj falje gjithë juve klientëve që ju lash duke pritur për të filluar punën”, ka thënë ai.