Saturday, January 22, 2022

Umtiti i interesuar për largimin nga Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është i interesuar që të largohet nga skuadra në formë huazimi gjatë afatit dimëror.

Katalunasit para disa ditëve rinovuan me francezin në mënyrë që të regjistrojnë Ferran Torres në La Liga, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pavarësisht që pranoi zbritje page, asgjë s’ka ndryshuar në statusin e Umtitit te Barceona.

Sipas RMC Sport, fituesi i Kupës së Botës dëshiron të luajë futboll rregullisht për pjesën e mbetur të sezonit, andaj është i hapur për largimin nga “Camp Nou”.

Raporti shton se skuadrat në Premierligë, Seria A dhe La Liga janë gati të negociojnë me Barcelonën në javët e ardhshme, skuadër që pranon ta huazojë ose shesë./Lajmi.net