Roze

Vajza e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës pjesë e ‘Hollywoodit’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:31 / 28 March 2021

Alea Mehaj, shqiptarja që jeton në Norvegji, është emër i njohur për shkak të talentit të saj në aktrim dhe modelizëm.

Edhe pse e re në moshë, ajo ka arritur të jetë pjesëmarrëse edhe në Hollywood, gjithashtu është mjaftë e pëlqyer dhe e komentuar edhe në rrjetet sociale.

Alea, karrierën e ka nisur vite më parë, për çka ka deklaruar se e ka përkrahjen e familjes, sidomos të babait të saj. Madje të dy janë parë shpesh në intervista televizive të përbashkëta.

Bëhet fjalë për vajzën e ministrit të ri të Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, Armend Mehaj.

Alea është vajza e Armend Mehaj, i cili deklaroi se la familjen e tij në Norvegji për t’i shërbyer vendit.