Lajme

Vazhdojnë përplasjet në degën e PDK-së në Drenas: Nuk lejojmë më të na prijë një i padijshëm dhe i pagdhendur!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:44 / 15 March 2021

Reagim i Nexhat Fazliut: Nuk lejojmë më të na prijë një i padijshëm dhe i pagdhendur!

“Disa nga anëtarët e kryesisë së PDK-së dhe kryetarë të nëndegëve ia kanë bërë me dije kryetarit në detyrë të PDK, Enver Hoxhaj, se qytetaret e Komunes se Drenasit me nuk do të lejojnë t’u prijë një i padijshëm dhe i pagdhendur, e ju së bashku me kryesinë e PDK-së në Prishtinë, për pesë vite na e keni çit tëpadijshmin përpara në krye të komunës, ndërsa tash në këtët mandat dhe në vitin 2021 qytetarët e Drenasit dhe strukturat e PDK-së më nuk lejojmë të na prijë një i pagdhendur!”.  Në këtë mënyrë ka shprehur pezmin e tij, Nexhat Fazliu, anëtar i Këshillit Drejtues të degës së PDK në Drenas dhe kryetar i nëndegës së PDK në Gradicë, pas përkrahjes që i kanë dhënë Enver Hoxhaj, Ferat Shala dhe Sejdi Hoxha, Ramiz Lladrovcit që të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të komunës, përkundër kundërshtimeve të vazhdueshme të pothuajse komplet degës së PDK në Drenas.

Fazliu, në një reagim të tij dërguar gazetës online Vision Mega, ka shpjeguar se në takimin e fundit të Këshillit Drejtues dhe të kryesisë së degës, në të cilën nuk merrte pjesë Ramiz Lladrovci, është diskutuar edhe problemi i familjes së dëshmorit Mehmet Saliuku, të cilën komuna e Drenasit, përkatësisht Ramiz Lladrovci e ka dërguar policinë për ta dëbuar nga banesa.

“Eshtë diskutuar edhe rasti i dëbimit të gruas së dëshmorit nga Gradica, e cila sot nuk ka kulm mbi kokë, madje njëri nga anëtarët e kryesisë ka thenë se kryetar i paskurpullt si dr. Mizi është duke shantazhuar edhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar edhe në krime të rënda gruan e dëshmorit Mehmet Saliuku  sëbashku me fëmijët e saj, derisa njëri nga fëmijët është edhe i plagosur gjatë luftës dhe që nga lufta 1998  është me pasoja dhe sot ka pengesa në spektin fizik dhe psikik. Njëri nga anëtarët ka kërkuar që të mos paguhet qiraja e PDK dhe to para për zyre t’i pguhet qira familjes së dëbuar të dëshmorit Mehmet Saliuku”, ka shpjeguar ai.

Fazliu ka shpjeguar në shkrimin e tij dërguar Vision Mega se pas kësaj ka reaguar deputeti Ferat Shala, i cili ka kërkuar nga struktuat e PDK-së që të pranohet dr. Mizi si kandidat edhe për katër vjet duke thenë se ‘kur unë e shkeli krenarinë time, po ju pse nuk e shkelni krenarinë tuaj’.

“E pastaj njëri nga anëtarët e kryesisë ia bëri me dije Ferat Shalës se ‘nëse ju shkelni krenarinë tuaj dhe veten tënde, nuk e shkelim krenarinë tonë dhe si t’i e shkelë krenatinë tuaj sepse ti j bërë milionerë në emër të PDK-së dhe për 20 vjet rresht e ka pasur gruan deputete dhe në këtë mënyrë t’i i ke arritur të gjitha në jetë, andaj edhe për këtë e pranon dr. Mizin kryetar edhe për 4 vite’.  Strukturat e PDK-së gjithashtu ia bënë me dije edhe Enver Hoxhajt, Sejdi Hoxhës e Ferat Shalës se nëse ata e kandidojnë dr. Mizin, ne si struktura të PDK-së do të dalim me një kandidat të pavarur dhe një pjesë e PDK-së do të kalojë në Vetëvendosje dhe se PDK-ja në Drenas do ta ketë fatin e LDK-së në Podujevë”, ka thenë mes tjeresha në reagimin e tij, Nexhat Fazliu, anëtar i Këshillit Drejtues i degës së PDK në Drenas dhe kryetar i nëndegës së PDK në Gradicë.