Gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete një person në Mitrovicën e Jugut, përkatësisht në kampin e Njësive Speciale “Belvedere”.
Personi i vdekur është shtetas i Algjerisë, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili me të marrë informatë ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Përmes burimeve brenda Prokurorisë në Mitrovicë mëshet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Sinjali