Lajme

Vdes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:00 / 29 Dhjetor 2020

Ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shefki Kaqanolli, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka thënë se Kaqanolli ishte aktivist i dallur e punëtor i zellshëm.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes, Shefki Kaqanolli. Ai ishte aktivist i dalluar, punëtor i zellshëm, e njeri i urtë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, aktivistëve të Lëvizjes dhe gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.