Lajme

Vdes e aksidentuara në fillim muajit mars në Prizren

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 15 March 2021

Ka vdekur në QKUK, gruaja e cila u aksidentua me 3 mars në Prizren, policia ka njoftuar se e aksidentuara nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të aksidentit dhe me vendim të prolurorit trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Mejdani i Shkodrës, Prizren, -03.03.2021-13:40. Raportohet se me datë 14.03.2021 në QKUK –Prishtinë si pasojë e lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.