Featured

Vdes veterani i lutftës dhe ish kryetari i degës se OVL-UÇK-së në Rahovec

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:06 / 6 August 2022

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Vijadin Berisha, raporton GazetaDemos.

I ndjeri Berisha, vite më herët ishte Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës dega në Rahovec.

“Me këtë rast, Komuna e Rahovecit organizon Mbledhje Komemorative. Mbledhja do të mbahet sot, më 6 gusht 2022, me fillim në orën 12:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.” thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

NJOFTIM 

Njoftojmë opinionin e gjerë, që pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Rahovec, VAJDIN BERISHA.

Me këtë rast, Komuna e Rahovecit organizon Mbledhje Komemorative. Mbledhja do të mbahet sot, më 6 gusht 2022, me fillim në orën 12:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.

Ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin Vajdin Berishën!

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, pas ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit dhe kryetarit të OVL të UÇK-së në Rahovec, Vajdin Berishës.

“Vajdin Berisha do të mbahet gjatë në mend për kontributin që dha për atdheun dhe popullin. Ai ka shkruar me vepër rreshtat që nuk do të shlyhen asnjëherë nga kujtesa e liridashësve dhe patriotëve shqiptarë, gjithandej trojeve tona.” ka shkraur ai.