Sunday, August 1, 2021

Vedat Muriqi huazohet në Fenerbahçe?

Vedat Muriqi mund ta bëjë një rikthim sensacional në Fenerbahçe gjatë këtij muaji, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, sulmuesi kosovar nuk e ka treguar veten sa duhet në Lazio ku nuk ka arritur ta shijojë ende golin e parë në fanellën “Biancocelesti”.

Dhe, dje presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç ka thënë se, nëse përfaqësuesi kosovar vendos të rikthehet në Turqi, atëherë klubi Verdh e Kaltër do të jetë në “pole-position” për lojtarin.

Mediumi turk “Hurriyet” shkruan se ish-futbollisti i Rizesporit mund të rikthehet në Fenerbahçe në ditët e fundit të janarit dhe se mund të qëndrojë aty për gjashtë muaj në formë huazimi.

Sidoqoftë, Lazio nuk është ende e vendosur për ta lënë të largohet Muriqin.

Trajneri Simone Inzaghi do t’ia japë atij rastin edhe në ndeshjen e nesërme në Kupën e Italisë kundër Parmës, për ta parë nëse 26 vjeçari mund të zhbllokohet dhe t’ia bëjë sefte me gol.

Ideja e Fenerbahçes është që ta marrë atë për një gjysmë sezoni e më pas të rikthehet në kryeqytetin italian.

“Biancocelesti” e kishin blerë lojtarin për 18 milionë euro.