Featured

Vendi me vetëm 30 vdekje nga Covid-19 që nga shfaqja e tij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:02 / 21 March 2021

Islanda është vendi që ka shënuar më së paku vdekje që nga fillimi i pandemisë e deri më sot. Programi i suksesshëm i testimit dhe vaksionimit, qeveria transparente dhe qytetarët e disiplinuar si duket kanë qenë qelsi kyq për vazhdimin e pandemisë në nivele të ulta të rasteve dhe situate e menagjueshme.

Ishulli i vogël regjistron vetëm 30 vdekje që nga fillimi i pandemisë, ndërsa ka javë që nuk janë shënuar vdekje. Njerëzit jetojnë çdo ditë sikur virusi nuk ekziston kurrë. Shkollat janë të hapura, baret dhe restorantet janë plotësisht të hapur dhe askush nuk ndjen stresin e pandemisë kur futet aty, si dhe vizitorët gjejnë paqe teksa vizitojnë Islandën.

Me sa duket çelësi kryesor ishte izolimi dhe pozita që e bënë të izoluar gjeografikisht me një popullsi prej 350 mijë banorësh. Banorët atje zbatuat me përpikmëri masat e qeverisë dhe ndryshuan totallisht sjellje, dhe turistët u përshtatën me masat e tyre.

Islanda deri më tani ka vaksionuar afro 113 mijë banorë, dhe 334 mijë kanë marrë të paktën dozen e parë, kurse pritet të paktën edhe 24 mijë të tjerë t’i nënshtrohen procesit të vaksionimit.

Për të ruajtur këtë gjendje autoritetet Islandeze po mendojnë të vendosin pasaportën e vaksinës si kusht për të hyrë në ishull. Megjithatë pandemia dhe shqetësimi prej pasojave te saj duket se i kane lëne radhën fenomeneve natyrore siç është edhe zgjimi pas 900 vitesh i vullkanit me te madh ne ishull.