Sunday, August 1, 2021

Vështirësi në karrierë/ Tenistja 19-vjeçare pozon nudo për të fituar para

Angelina Graovac është një nga talentet e tenisit, por ende 19-vjeçarja nuk ka arritur të marrë pjesë në turnetë e mëdha që sigurojnë ngjitje në karrierë dhe të ardhura më të mëdha.

Së fundmi për të investuar për karrierën e saj australiania ka zgjedhur një rrugë jo të përshtatshme për njerëzit normalë. Ajo ka hapur një adresë në Only Fans (faqe me përmbajtje kryesisht pornografike) dhe mësohet se shet foto nudo.

Ky lajm ka marrë dhenë në rrjetet sociale dhe kritikat ndaj të resë nuk kanë fund. Graovac deri më tani ka luajtur në 37 ndeshje dhe ka fituar vetëm 9 prej tyre.

Nuk dihet sesa ajo i ka shitur fotot e saj, por dihet që ajo siguronte vetëm 3500 dollarë në muaj nga tenisi dhe duket se e ka pasur të domosdoshme për të shtuar të ardhurat e saj.

E kontaktuar nga Daily Mail, Graovac nuk dha asnjë përgjigje në lidhje me lajmin dhe mbylli të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale.