Lajme

Vetëm 13-14 vjeç, të miturat ‘mbysin’ në shuplaka njëra-tjetrën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 15 March 2021

Të shumta janë rastet kur shikojmë rëndom të rrugë të rinj që sapo kanë hyrë në fazën e adoleshencës të grinden me fjalë të pista apo edhe fizikisht.

Pamje aspak të këndshme, duke gjykuar se po na pasqyrohet para syve brezi i ardhshëm.

Këto pamje bëhen akoma edhe më të dhimbshme kur shikojmë vajza të moshës 13 apo 14 vjeç të degjenerojnë në konflikte të tilla jo të hijshme edhe për burra në moshë.

Një rast i tillë është filmuar në Vlorë, teksa njëra prej vajzave godet fort me shuplakë tjetrën, teksa sherri degjeneron në shkelma e më pas në fjalor të pisët. Nuk dihet arsyeja që i ka çuar të miturat të arrijnë deri në këtë pikë!