Tuesday, January 18, 2022

Vetëm me rrobdeshambër dhe një filxhan kafe në dorë, kështu duket Afrona në mëngjes

Edhe pse ditë vikendi, Afrona Dika ka nisur mëngjesin herët sot, duke pozuar kështu e sapo zgjuar nga gjumi, shkruan “Kosovarja”.

Modelja e bukur është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit e saj, që janë të shumtë në numër, momente nga përditshmëria e saj.

Së fundi ajo ka pozuar e buzëqeshur vetëm me rrobdeshambër, me një filxhan kafe në dorë, me flokë të çrregullt dhe pa pikë grimi në fytyrë, por përsëri arrin të duket e mrekullueshme.

“Mirëmëngjesi të gjithëve” ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e fotografisë.