Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Vrasja në Prizren u krye në prani të familjarëve të tjerë

    Rajoni.orgBy Rajoni.org
    Facebook
    -Advertisenent -

    Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Në një shtëpi atje janë gjetur të vdekur babë e bijë, raporton Express.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë dhe se rasti ka ndodhur në prezencë të familjarëve.

    “Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit  e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur në ambient familjarë në prezencën e anëtarëve të familjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

    -Advertisenent-

    Deri tash, nuk dihen rrethanat e rastit, por nga Prokuroria thonë se janë duke mbledhur informatat e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit.  

    “Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat  e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin  e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./Gazeta Express

    -Advertisenent-

    Komunikata e plotë:

    Me datën 15.12.2020, rreth orës 19:30, jemi informuar nga Policia e Kosovës se në lagjen “Edit Durham”, në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pajetë, ku dyshohet se është përdorur arma  e zjarrit. Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit  e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur në ambient familjarë në prezencën e anëtarëve të familjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës. Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat  e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin  e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike.

    -Advertisenent -

    Të fundit

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Në Skënderaj po hapet për herë të parë një zyre ndryshe, ja çfarë shërbimesh po ofron

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    Policia zbret në një familje në Skënderaj, arrestohet nëna 25-vjeçare

    Tragjike: Gjendet i varur me konop një 35-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

    Gjest i madh nga Fadil Nura: E viziton në spital qytetarin që iu prek shëndeti nga vërshimet

    Të Rekomanduara

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    30-vjeçari bjen nga kati i 10-të i ndërtesës ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

    Vërshimet e kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skënderaj

    Cilët asamblistë nuk folën kurrë në kuvendin e Skënderajt e kush më së shumti?

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.