Monday, January 17, 2022

Vuçiq rrëfehet para deputetëve të Serbisë, iu tregon çka foli me Kurtin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot është duke raportuar para Kuvendit të Serbisë në lidhje me takimin që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Vuçiq, është duke raportuar në lidhje me bisedën që e kishte me kryeministrin Kurti, dhe se çfarë kanë diskutuar.

Ai u shpreh se zgjedhja e problemit me Kosovën, nuk mund të arrihet me blerje të kohës, duke lënë të kuptohet se mbase po pretendon një strategji të re.

‘’ Me blerje të kohës nuk arritëm ta zgjedhim problermin e Kosovës, Na duhet racionalitet për të zgjidhur’’, tha Vuçiq.

Ai tutje shtoi se nuk është duke pasur pritshmëri të mëdha nga këto bisedime.

Ai falënderoi të gjithë ata që siç tha e kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës e cila sipas tij “nuk është vetëm një çështje e një entiteti, por edhe një çështje ekonomike dhe kulturore “.

“Zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi, racionale dhe strategjike. Nuk ka më shumë se 95,000 Serbë dhe jo më shumë se 1,350,000 shqiptarë. Qëndrimi i serbëve ndaj shqiptarëve është 1:15 “, deklaroi ai dhe shtoi se “nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë”.