Lajme

VV-së s’i eci siç e priti tubimi në Prishtinë, pak njerëz grumbullohen në shesh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:23 / 12 February 2021

Vetëvendosje në ditën e fundit të fushatës elektorale mbajti tubim në Prishtinë.

Katër grupe me zyrtarë të Vetëvendosjes, përfshirë edhe Vjosa Osmanin u nisën nga katër lokacione të kryeqytetit për t’u takuar në sheshin “Skënderbeu”, shkruan lajmi.net.

Por duket që as kjo nuk i kryejti punë partisë së Kurtit. Ndonëse imazhet dhe videot e sjellura nga VV flisnin ndryshe, nga fotografitë e realizuara nga lartë sheshit “Skënderbeu” vërehet se të pranishëm ishin pak qytetarë.

Kjo edhe pse kryeqyteti konsiderohet nga VV si njëra ndër bazat kryesore të votave, po ashtu komunë që ishte fituar dy herë radhazi nga partia e Kurtit.