Lajme

Zelensky i bën thirrje botës që ta shpallë Rusinë “shtet terrorist”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:03 / 29 Maj 2022

Presidenti i Ukrainsë, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një tjetër fjalim për popullin ukrainas dhe jo vetëm.

Ndër të tjerash, Zelensky ka bërë thirrje që bota të shpallë Rusinë një shtet terrosit dhe promovues të terrorizmit. 

“Do vijoj t’ia kujtoj botës që Rusia duhet të njihet zyrtarisht si një shtetet terrorist, promovues i terrorizmit.”

Sipas tij, kjo gjë është e vërtetë dhe po reflektohet edhe në realitetin të cilin Ukraina është duke e jetuar që nga 24 shkurti, atëherë kur Rusia filloi invazionin e saj në territorin ukrainas.

Po ashtu, Zelensky shtoi se çdo ditë në vendin e tij po punohet për të forcuar mbrojtjen.

“Çdo ditë po i afrohemi momentit kur ushtria jonë do t’i kalojë pushtuesit për nga teknologjia dhe forca. Sigurisht, shumë varet nga partnerët, nga gatishmëria e tyre për të furnizuar të gjitha forcat. Ukraina është e nevojshme për të mbrojtur lirinë.”

Të tjera