3:19 / 15 March 2021
Zinedin Zidane pohon zërat e thashethemeve se rikthimi i Ronaldos mund të jetë i vërtetë.
Ai u intervistua nga SkySport përpara ndeshjes së kthimit ndaj Atalantes në Ligen e Kampionëve. “Po, mund të jetë,” u përgjigj Zidane. “Ne e njohim Cristianon, e njohim se çfarë personi që është dhe gjithçka që ai ka bërë këtu.
“Por tani ai është një lojtar i Juventusit dhe ne duhet ta respektojmë këtë.
“Tani, le të shohim se cila do të jetë e ardhmja. Kam pasur fatin ta trajneroj dhe ai është shumë mbresëlënës. Tani për tani, ai po ndihmon Juventusin”, tha ai.
