Sunday, August 1, 2021

ZYRTARE/ Barcelona huazon Alenën te Getafe

Barcelona ka konfirmuar huazimin e mesfushorit Carles Alena të Getafe.

Spanjolli do të jetë huazim deri në fund të sezonit, derisa pagën e lojtarit e paguan klubi madrilenas.

Këtë e ka konfirmuar Barcelona përmes një komunikate:

“FC Barcelona dhe Getafe kanë arritur marrëveshje për huazimin e Carles Alena deri në fund të sezonit 2020/21. Klubi nga Madridi do t’i paguajë pagat e lojtarit”, shkruhej në komunikatë.

Mesfushori për Barcelonën ka zhvilluar 43 ndeshje duke shënuar tri gola.