Sport

ZYRTARE: “CONMEBOL” cakton orarin e ndeshjeve të Copa America 2021

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:51 / 15 March 2021

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut “CONMEBOL” ka publikuar orarin e ndeshjeve të Copa America 2021

Skuadrat nga e gjithë Amerika e Jugut do të ndeshen në kuadër të Copa America nga 13 qershori deri në 10 korrik, transmeton lajmi.net.

Copa America u shty nga viti i kaluar shkaku i pandemisë së COVID-19.

Argjentina dhe Kolumbia do të jenë nikoqirët e kampionatit, ndeshja e parë do jetë ndërmjet Argjentinës dhe Kilit që do të zhvillohet në Buenos Aires.

Ndërsa finalja e madhe e turneut do të zhvillohet në qytetin, Barranquilla.

Ky është orari i ndeshjeve.

Argjentinë – Kili – 13 qershor – Stadiumi Monumental, Buenos Aires.

Paraguaj – Bolivi – 13 qershor – Stadiumi Malvinas Argentinas, Mendoza.

Kolumbia – Ekuador – 14 qershor – Stadiumi Metropolitan Roberto Meléndez, Barranquilla.

Brazil – Venezuela – 14 qershor – Stadiumi Atanasio Girardot, Medellín.

Argjentinë – Uruguaj – 17 qershor – Stadiumi Mario Alberto Kempes, Kordova.

Kili – Bolivi – 17 qershor – Stadiumi Malvinas Argentinas, Mendoza.

Peru – Brazil – 18 Qershor – Stadiumi Pascual Guerrero, Cali.

Kolumbia – Venezuela – 18 qershor – Stadiumi Atanasio Girardot, Medellín.

Argjentina – Paraguai – 20 qershor – Stadiumi Monumental, Buenos Aires.

Uruguai – Kili – 20 qershor – Stadiumi Malvinas Argentinas, Mendoza.

Venezuela – Ekuador – 21 qershor – Stadiumi Nemesio Camacho El Campín, Bogotá.

Kolumbi – Peru – 21 Qershor – Stadiumi Olimpik Pascual Guerrero, Cali.

Bolivi – Uruguaj – 23 qershor – Stadiumi Mario Alberto Kempes, Kordova

Kili – Paraguai – 23 qershor – Stadiumi Unik Santiago del Estero.

Kolumbi – Brazil – 24 qershor – Stadiumi Roberto Meléndez Metropolitan, Barranquilla.

Ekuador – Peru – 24 qershor – Stadiumi Olimpik Pascual Guerrero, Cali.

Argjentinë – Bolivi – 27 Qershor – Stadiumi Monumental, Buenos Aires.

Uruguai – Paraguai – 27 qershor – Stadiumi Unique Stadium Santiago del Estero.

Ekuador – Brazil – 28 qershor – Stadiumi Nemesio Camacho El Campín, Bogotá.

Venezuela – Peru – 28 Qershor – Stadiumi Atanasio Girardot, Medellín.