Zyrtare, Fisnik Asllani transferohet te RB Leipzig për 30 milionë euro
Fisnik Asllani ka përfunduar kalimin te RB Leipzig, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin për një shumë totale prej 30 milionë eurosh.
Transferimi i sulmuesit kosovar është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Sipas tij, Leipzigu e ka mbyllur fillimisht këtë operacion, përpara se të miratojë largimin e Yan Diomandes drejt Real Madridit, në një marrëveshje që pritet të kapë vlerën e rreth 140 milionë eurove.
Gazetari gjerman Guido Schäfer raporton se Asllani do t’i kryejë testet mjekësore në Salzburg dhe më pas do t’i bashkohet RB Leipzigut gjatë fazës përgatitore.





