Friday, December 26, 2025

105-shi i VV-Guxo, Tafil Peci takon gratë punëtore në Mitrovicë: Përkrahje për bizneset dhe produktet tradicionale

Kandidati për deputet nga LVV-Guxo, Tafil Peci Boletini, me numrin 105, ka qëndruar sot në sheshin e Mitrovicës, ku së bashku me bashkëshorten e tij ka takuar gra punëtore që promovojnë bizneset e tyre dhe produktet tradicionale.

Gjatë këtij takimi, Peci ka vlerësuar lart përkushtimin dhe punën e ndershme të grave, të cilat me angazhimin e tyre po ruajnë traditën dhe njëkohësisht po kontribuojnë në forcimin e ekonomisë familjare.

Ai ka shprehur respekt të veçantë dhe përkrahje të vazhdueshme për nënat dhe motrat, duke theksuar se puna e tyre është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe social në vend.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer