Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje–Guxo për deputet, Tafil Peci, ka marrë përkrahje të konsiderueshme nga qytetarët e fshatit Tavnik, gjatë takimeve të tij elektorale.
Peci ka ndarë momente nga ky takim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar bashkëvendësit për mbështetjen dhe mikpritjen e treguar.
“Faleminderit shpija jem 🫶❤️”, ka shkruar ai.
Në postimin e tij, Peci ka bërë thirrje për mbështetje të listës së Vetëvendosje–Guxo, duke theksuar numrat garues në zgjedhje, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij.