Friday, November 28, 2025

113 piktura për 113-vjetorin e Pavarësisë, projekti i veçantë i artistit Drenicas në Austri

Artisti i mirënjohur shqiptar që jeton dhe vepron në Austri, Haxhi Fejzullahu, ka realizuar një projekt unik artistik kushtuar 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me ndjenjën e thellë të përkatësisë dhe krenarisë kombëtare, ai ka krijuar 113 piktura, secila e veçantë në përmbajtje dhe simbolikë, për të nderuar këtë ditë historike për kombin shqiptar.

Këto vepra janë realizuar me teknikë kolazhi, duke ndërthurur elemente të pasura vizuale që përfaqësojnë traditën, kulturën dhe identitetin shqiptar.

Ajo që e bën projektin edhe më domethënës është përdorimi i dheut të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, i cili shndërrohet në pjesë të vetë artit. I bashkuar me motivin e shqiponjës, dheu kthehet në simbol të përjetshëm të atdheut, rrënjëve dhe forcës së përbashkuese të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Ky projekt përçojnë mesazhin e bashkimit kombëtar, duke e shndërruar artin në një urë që lidh historinë me të tashmen dhe shpirtin krijues me kujtesën kolektive. Fejzullahu dëshmon se arti nuk është vetëm shprehje individuale, por edhe mjet komunikimi dhe nderimi për vlerat kombëtare.

Me këtë koleksion, artisti kontribuon në ruajtjen e identitetit dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare, duke e vendosur kulturën tonë në qendër të vëmendjes edhe përtej kufijve./Albinfo.at

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer