Kandidati i NISMËS për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se fshati Lumishtë ka vendosur që më 12 tetor të përkrahë fuqishëm kandidaturën e tij dhe numrin 186.
Sipas Kastratit, ky është një numër që mbron vlerat kombëtare dhe garanton realizimin e projekteve madhore me interes për qytetarët e komunës. Ai ka theksuar se përkrahja e banorëve të Lumishtës është dëshmi e besimit se vizioni i tij për zhvillimin e Malishevës do të bëhet realitet.
“Lumishta ka vendosur që më 12 tetor të përkrah fuqishëm numrin 186, numrin që mbronë vlerat tona kombëtare dhe bën realitet projekte të mëdha e me interes për qytetarët”, ka shkruar Kastrati.