E diel, 22 Dhjetor, 2024

13 ‘dembelët’ e AKP-së, Auditori ngre alarmin: Agjencia pagoi edhe njerëzit që nuk shkuan deri 1 vit në punë

Agjencia Kosovare e Privatizimit gjatë vitit 2022 ka paguar 13 punonjës edhe pse nuk kanë vijuar punën sipas orarit të caktuar. Siç thuhet në Raportin e Auditimin 6 raste kishin munguar apo të paktën nuk janë regjistruar në sistemin e vijueshmërisë së punës deri në një vit, shkruan Insajderi.

Sipas gjetjeve të ZKA-së thuhet se në kategorinë e pagave dhe mëditjeve nga 74 mostra te audituara, në 13 raste janë  vërejtur se nuk kishte evidenca te rregullta në sistemin elektronik te vijueshmërisë hyrje/dalje. Prej tyre në gjashtë (6) raste kishte mungese evidentimi nga nja muaj deri në një vit.

“Ne kategorinë e pagave dhe mëditjeve nga 74 mostra te audituara, ne 13 raste kemi vërejtur se nuk kishte evidenca te rregullta ne sistemin elektronik te vijueshmërisë hyrje/dalje. Prej tyre ne gjashte (6) raste kishte mungese evidentimi nga nja muaj deri ne një vit”.

 

Tutje thuhet se nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk është respektuar ligji i orarit të punës për zyrtarët publik.

“Bazuar në Rregulloren (QRK) Nr.12/2020 për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publike sipas nenit 4.1 “Orari i punës se nëpunësve civile, stafit teknik dhe mbështetesh si rregull fillon ne orën 08:00 dhe përfundon në orën 16:00 pese (5) ditë në javë duke filluar nga e hëna deri të premten”, dhe nenit 8 .1 respektim i orarit të punës “Giatë orarit te punës te githë zyrtaret publik janë te obliguar te jenë në vendin e punës. Çdo zyrtar publik shënohet në librin e vijueshmërisë ne pune ose ne regjistrin elektronik””.

 

Ndërsa nga ZKA’ja i është rekomanduar Bordit të Drejtorëve se duhet të sigurojë kontrolla dhe monitorim të evidentimit të stafit në sistemin elektronik.

“Mungesa e evidencave ne sistemin elektronik te hyrie/daljeve ka ardhur si rezultat i kontrollit de monitorimit te dobët nga menaxhimet. Mos evidentimi i stafit në sistemin e vijueshmërisë ne pune rit rrezikun e prezencës se tre ne vendin e punës. Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë kontrolle dhe monitorim të evidentimit të stafit në sistemin elektronik të viiueshmërisë hvrie/dalie me qëllim të mbarëvajtjes së vijueshmërisë në pune”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit që të marrë detaje, pse ka ndodhur një gjë e tillë, por të njëjtit. deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigjje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer