E premte, 15 Nëntor, 2024

13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Ferizaj, ku një fëmijë 13-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve të para, i mituri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së martës, kur i mituri tashmë i ndjerë, nuk kishte shkuar fare në shkollë. Kjo kishte alarmuar administratën e shkollës ku vijonte mësimet nxënësi, që ta lajmërojnë prindin e tij për mungesën e të miturit.

E, i menjëhershëm ishte veprimi i xhaxhait të viktimës, i cili e gjeti trupin e pajetë të fëmijës i cili ndodhej i vetëm në shtëpi në momentin kritik.

Nuk dihen motivet që shtynë deri te ngjarja e rëndë, teksa Prokuroria tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin i cili është cilësuar ‘Vetëvrasje’.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se u përdor në rast.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer