E premte, 15 Nëntor, 2024

150 fëmijë të komuniteteve, pjesë e kampit veror

Me përfundimin e vitit mësimor në muajin qershor, fëmijët fillojnë pushimet e tyre verore.

Për tu larguar nga monotonia e ditëve të nxehta dhe teknologjia e cila është bërë pjesë e pandashme e jetës edhe te fëmijët, të paktën disa orë në ditë, organizata joqeveritare “Ballkan Sunflowers” për katër javë radhazi mbajti kampin veror, pjesë e të cilit ishin 150 fëmijë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në komunën e Fushë Kosovës.

Në kampin veror për katër javë fëmijët krahas pjesës edukative, në të cilin mësuan për orën, menaxhimin e kohës, vendin e tyre, trupin e tyre dhe talentet që kanë, fëmijët çdo ditë realizuan edhe pjesë argëtuese nëpërmjet recitimit, këndimit e lojërave të ndryshme, raporton RTKlive

“Kemi mësuar për orën dhe akrepat e orës, minutat, sekondën, kush po më tregon sa sekonda?, tha Besmira Berisha, nxënëse e klasës së tretë.

Përveç fëmijëve të cilët jetojnë në Fushë Kosovë, pjesë e kampit veror ishin edhe fëmijë të qyteteve të tjera të Kosovës.

Ata të cilët erdhën nga Gjakova rekomanduan që të vizitohet ky qytet për shumë arsye, këtë e kërkuan në javën e dytë të kampin në të cilën mësuan për vendin e tyre, Kosovën.

“Në vendin tonë është çarshia e vjetër, është shumë e bukur, kemi urën e fshejtë, Drinin e Bardhë,  kemi edhe Shkukëzën është shumë natyrë e mirë”, tha Qëndrim Kryeziu, nxënës në klasën e gjashtë.

Kampi veror i komuniteteve realizohet në Fushë Kosovë tani e 15 vjet, i cili qëllim kryesor ka socializmin e fëmijëve, pasi shumë prej familjeve të tyre nuk qëndrojnë mirë me gjendjen ekonomike.

 “Qëllimi kryesor është që fëmijët të mos jenë në rrugë se familjet që janë nëpër këto dy lagje që jetojnë nuk kanë mundësi me shkuar në deti, ne e organizojmë kampin në atë formë që përmes lojës me mësuar fëmijët”, tha për RTK Rrahman Stolla – koordinator i qendrës Ballkan Sunflowers.

Në kampin veror të realizuar nga “Ballkan Sunflowers” për 4 javë radhazi ishin pjesëmarrës mbi 150 fëmijë të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian, të cilët nëpërmjet aktiviteteve dhe lojërave të shumta u argëtuan dhe u pajisën me njohuri nga fusha të ndryshme, të cilat do iu nevojiten në përgjithësi në jetën e përditshme.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer