Komuna e Malishevës sot ka shpallur fituesin e tenderit “për ndërtimin e rrugës tek Ujëvara e Mirushës”, raporton portali rajoni.org.
Ani pse oferta ishte 150,116€ me e shtrenjet se oferta me e lirë, sipas dokumentit qe është publikuar, Komuna e Malishevës i ka dhënë tenderin për “për ndërtimin e rrugës tek Ujëvara e Mirushës” grupit të operatoreve ekonomik “Agim Morina B.I, World Medium dhe Imer Krasniqi B.I”,
Oferta me të lira së oferta fituese patën:
Grupi i operatoreve ekonomik “JEHONA group SH.P.K.; Pro & Co Group; Beni
Construction” ofertoi me çmim 546,164€
Grupi i opartoeve ekonomik “Çlirimi Shpk, Fidaie Bytyçi B.I”, ofertoi me çmim 615,583€.

Kush është prapa dy kompanive fituese të tenderit!?
Përveç afërsise direkte me kreun e Malishevës, pronari i World Mediumit, Burim Zabeli dhe pronari i kompanisë “Agim Morina B.I”, Agim Morina njihen në qytet edhe si përkrahes të Fatmir Limajt dhe Nismës.
Madje, këto dy kompani herë vetëm e herë ‘sebashku’ me OE kanë përfituar pothuajse të gjithë tenderët që “vetë kanë dashur” në Malishevë, e si duket afërsia e tyre me pushtetarët e kësaj komunë është “avantazh” ndaj kompanive tjera./Rajoni.org/