Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për shpalljen e vendimit mbi mocionin e përbashkët të mbrojtjes që kërkon rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Mocioni u dorëzua më 12 qershor nga mbrojtja, ndërsa Prokuroria u kundërpërgjigj më 7 korrik. Seanca do të nisë në orën 09:00 dhe pritet të vazhdojë gjatë ditës me dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave.
Pavarësisht vendimit mbi mocionin, gjyqtarët kanë urdhëruar që dëshmitarët ekspertë të jenë të gatshëm, pasi – sipas gjyqtarit Charles Smith – natyra e mocionit është e kufizuar dhe procesi do të kalojë në fazën tjetër të gjykimit.