Hanëmsha Aliu – Latifi dhe Azem Haliti janë shpallur fituesi i llotit të parë dhe të katërt të tenderit për Konsulent individual për administratë komunale, koordinim të politikave, donatorëve dhe bashkëpunim nderkombtarë, raporton portali rajoni.org.
Mirëpo lidhur me këto veprime të komunës, ka reaguar dega e LDK’së në Vushtrri, nëpërmjetë një postimi në rrjetin social “facebook” duke i quajtur skandaloze.
Kush është znj. Hanëmsha Aliu Latifi e cila do të paguhet 16,200€ me taksat e Vushtrrisë?
Sipas degës së LDK’së në Vushtrri, ajo është ish vartëse/punëtore e Ferit Idrizit kur ky punonte në Ministri të Arsimit.
Ata në komunikatën e tyre shtojnë së konsulenten e re askush në qytet të Vushtrrisë nuk e njeh, sepse sipas tyre nuk shkon asnjëherë në punë.
“Nuk mund të jetë eksperte në Vushtrri e të drejtoj dyqanin në një qendër tregtare në Prishtinë në të njetën kohë. E papranueshme në këtë krize që kryetari të paguaj për “ekspert të jashtëm” shoqen e vet me pagë 16,200€”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Komunikata e plotë:
#Skandaloze
Komuna e Vushtrrisë, kryetari i “shumë fijeve” e shpërblen “shoqen” e vet nga Ministria e Arsimit me pagë 16,200€ në total (shih foton, permes tenderit)
“Konsulent individual për administratë komunale, koordinim të politikave, donatorëve dhe bashkëpunim nderkombtar “wow cfar pozite inovative”.
Kush është znj. Hanëmsha Aliu Latifi e cila paguhet 16,200€ me taksat e Vushtrrisë?
Nga informatat që kemi, ajo ishte vartëse/punëtore e Ferit Idrizit kur ky punonte në Ministri të Arsimit.
Askush në Komunë të Vushtrrisë nuk e njeh, sepse ky person nuk vjen asnjëherë ne pune. Paguhet pa ardhe gati kurrë në punë.
Kujt i ka dorëzuar raportet e punës, a janë protokoluar ato raporte sic e kerkon ligji?
LDK kërkon të bëhen publik ardhjet në zyre të kësaj eksperteje.
Nuk mund të jete eksperte në Vushtrri e të drejtoj dyqanin në një qendër tregtare në Prishtinë në të njetën kohë.
E papranueshme në këtë krize që kryetari të paguaj për “ekspert të jashtëm” shoqen e vet me pagë 16,200€.
LDK kërkon llogari nga kryetari dhe raport se çka ka përfituar Komuna e Vushtrrisë nga shërbimet e “shoqes eksperte”.
Me respekt,
LDK Vushtrri