17 persona kanë mbetur të plagosur në incidentin me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Të njëjtit janë pranuar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente.
Gazeta Insajderi nga burimet e saj pranë policisë, ka mësuar identitetin e 8 prej tyre.
Më saktë, bëhet fjalë për: Granit Hamiti (1990), Andi Pajaziti (1996), Kastriot Ramadani(1984), Lea Syla (2003), Aulona Alija (1989), Hysni Geci (1986), Agim Zeqiri (1978) si dhe Nue Nikqi (1979).