E diel, 22 Dhjetor, 2024

“18 mije euro në konto e veturë të re”, kjo është pasuria e Ferit Idrizit!

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (AKP) tash e disa ditë ka publikuar pasurinë e deklaruar të zyrtarëve të lartë të shtetit, nga Kryeministri, Presidentja, ministrat, deputetët dhe personat e tjerë me poste të larta shtetërore.

Kësaj radhe, portali “rajoni.org” do të publikojë pasurinë e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, të deklaruar në AKP në vitin 2024.

Idrizi posedon në pronësinë e tij, një truall 240m2 të blerë nga viti 2004. Këtij trualli, Idrizi ia ka vendosur vlerën 10 mijë euro.

Në pasurinë e paluajtshme të Ferit Idrizit bën pjesë edhe një shtëpi 174m2 e ndërtuar në vitin 2010 në vlerë prej 150 mijë eurove, të cilën e ka deklaruar në emër të vetë.

Ai ka deklaruar se posedon një veturë të tipit “Volksëagen”, të cilën e ka blerë në vitin 2011. Vlera e saj është 5 mijë euro.

Po ashtu Idrizi ka deklaruar së tani garazhdes së shtëpisë së tij i është shtuar edhe një veturë tjetër Opel e blërë në vitin 2022 dhe e njëjta kap vlerën e 9 mije eurove.

Idrizi ka mbi 18 mije euro para të gatshme në llogari bankare në dy prej bankave vendore.

Kryetari Idrizi ka deklaruar edhe detyrimet financiare ndaj bankës “Teb” për shkak të blërjes së kuzhinës dhe veturës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer