E martë, 24 Dhjetor, 2024

2 në 1. Skandali i radhës në Drenas [DOKUMENT]

Konkursi i fundit në QKMF Drenas ndër të tjera u përcoll edhe me dy skandale të mëdha, zbulon portali rajoni.org.

Në drejtimin asistent stomatologji u kërkuan tri pozita të lira ( shih foton nr. 1 ) por çuditërisht testin e kaluan vetëm tre kandidatë. Kandidatja e drejtimit ass/stomatologji V… ( emër i njohur për portalin tonë ) doli e para në test me 56 pikë kundrejt dy kandidateve të tjera me nga 53 pikë. ( shih foton nr. 2 ).

Në intervistën me gojë u përgjigj në të gjitha pyetjet, por për ironi të fatit ajo nuk u punësua, ndërkohë që u punësuan dy kandidatet tjera me më pak pikë.

U punësuan motra e Rrezarta Prokshit, zyrtare në kabinetin e kryetarit dhe nusja e vëllait të asamblistes Blerina Gashit, të dyja këto me më pak pikë se kandidatja e parë. Pra, u kërkuan tri pozita, u plotësuan vetëm dy. E para me më së shumti pikë në test u eleminua fare, por u punësuan dy kandidate tjera me më pak pikë. Disi e çuditshme!?

 

Vazhdojmë me skandalin tjetër

Për punësim në emergjencë u kërkua që kandidatët të jenë të pajisur me patent shofer. ( shih foton nr. 3 ) Për mungesë të patent shoferit u eleminuan nga lista dhe nuk u lejuan të futen në test katër kandidatë: A…, B…, A…,D… ( emra të njohur për portalin tonë ) në anën tjetër tre kandidatë të tjerë: S…, R…, S… u lejuan të hyjnë në test, madje u punësuan, edhepse në dokumentet zyrtare figuron që ju mungon patent shoferi ( shih fotot 4, 5, 6, 7 ).

Ne i kemi derguar pyetjet në emailin zyrtare të kryetarit të komisionit, dr. Kujtim Sejda, email të cilin vetë na kishtë kërkuar të i dergojme mirëpo –  pergjigjja është “adresa nuk u gjet”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer