E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

20 ditë në Mariupol, dokumentari më i mirë në “Oscar”

“20 ditë në Mariupol ” për pushtimin rus të Ukrainës, fitoi Oscarin për dokumentarin më të mirë në çmimet “Oscar”.

Ishte fitorja e parë për Ukrainën në eventin më të madh të Hollivudit

Në një deklaratë emocionuese pasi mori trofeun, regjisroi ukrainas, fitues i çmimit Pulitzer, Mstyslav Cherno, foli për situatën e vështirë në vendin e tij.

“Unë do të jem regjisori i parë në këtë skenë që do të thotë se do të doja të mos kisha bërë kurrë këtë dokumentar”, tha Cherno.

Në dokumentar, Chernovi kalon 20 ditë në Mariupol të Ukrainës gjatë muajit mars 2022, ku është i rrethuar pas pushtimit të Rusisë.

“Do të dëshiroja ta shkëmbeja këtë trofe këtë me Rusinë, që të mos sulmojë kurrë Ukrainën. Kinemaja formon kujtime dhe kujtimet historinë”, tha ai.

Dokumentari, i bashkëprodhuar nga Mitchell Mizner dhe Rainey Aronson-Rath i Associated Pres, tregon historinë e ditëve të para të pushtimit rus të Mariupolit, i cili tani kontrollohet nga forcat e Kremlinit.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e Oscars në Los Anxhelos, Chernov kërkoi që Rusia të ndalojë agresionin e saj në Ukrainë.

Në vitin 2023, i njëjti çmim u fitua nga filmi Navalny, për helmimin dhe burgosjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer