E enjte, 31 Tetor, 2024

20 vjeçarit i anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë në Prizren për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura

Një 20 vjeçari i është anuluar leja e vozitësit për të gjitha kategoritë, me 21 pikë negative në Prizren për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë një kontrolli rutinor është gjetur se edhe pse kundërvajtësi e kishte të konfiskuar patentë shoferin, i njëjti ka vazhduar të drejtojë mjetin motorik.

“Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren me datën 21.05.2024, gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga vozitësi shtetas i Kosovës viti i lindjes 2004.

Gjatë verifikimit është gjete se kundërvajtësi në fjalë edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin në bazë të ligjit 05/L-088 nga neni 55.3, i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë (kundërvajtje) vazhdime ndalesë e përkohshme të cilat nuk i ka përfill kundërvajtësi”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këtë raste policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6 , si dhe i anulohet leja e vozitje për të gjitha kategoritë ne bazë të nenit 245 paragrafi 7.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer