E shtunë, 16 Nëntor, 2024

20-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke kërcyer nga Ura , shpëtohet mrekullisht nga një qytetar

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Xërxë të Rahovecit, te Ura e Fshajtë, ku një vajzë ka tentuar t’i jap fund jetës duke kërcyer nga ura.

Viktima, e moshës 20-vjeçare ka shkuar te ura sot pasdite, ku për shkak të gjendjes së rëndë emocionale ka tentuar vetëvrasjen, por fatmirësisht qytetarët përreth kanë intervenuar, me ç’rast njëri prej tyre e ka shpëtuar mrekullisht.

Posa vajza është nxjerrë nga uji, u dërgua në Spitalin e Gjakovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve që zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer