E diel, 17 Nëntor, 2024

ALARMANTE: 23 lopë duhet të asgjesohn në Skenderaj – AUVK i pa ‘interesuar’ të reagoj

23 krerë lopë në Fshatin Mikushnicë të Komunës së Skenderajt, janë infektuar me një infeksion i njohur si “burceloza”, shkruan portali rajoni.org.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës se Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se 23 lopët e familjes Rexhepi, duhet që sa më parë të asgjësohen dhe të groposën

Nura tutje ka akuzuar agjencionun e ushqimit dhe veterinës për mos reagim gjë qe po detyrohet të i drejtohet publikusht.

Postimi i plotë i Nurës;

“THIRRJE PUBLIKE AGJENCIONIT TË USHQIMIT DHE VETERINËS!

Atëherë kur komunikimi nuk funksionon në kanale zyrtare, duhet të përdoren mjete tjera të thirrjes si kjo, që është një tjetër në vazhdën e atyre të mëhershme për Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës, për të reaguar sa nuk është bërë edhe më keq me rastin e sëmundjes së shfaqur prej mesit të shtatorit tek bagëtitë e Adnan Rexhepit nga Mikushnica, një infeksion i njohur në mjekësinë e kafshëve si “burceloza” që ka prek 23 krerë, të cilat për fatin e tyre të keq, edhe të familjes gjithashtu, duhet sa më parë të asgjësohen dhe të groposën sipas udhëzimeve dhe kushteve të kërkuara veterinare, në lokacionin të cilin Komuna jonë e ka caktuar pikërisht për qëllimin e mësipërm.

Një reagim i ngadaltë, shpërfillës dhe që është një tregues i papërgjegjshmërisë, mund të rrezikojë që situata të dal jashtë kontrollit shtetëror edhe më tej, me përhapjen e infeksionit që mund të prek edhe njerëz.

Ju lutëm, reagoni tani, sa nuk është bërë tepër vonë!”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer