Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi.
Burime të Sinjalit, bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si A.Si dhe dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.
E reja është gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore.
Sipas burimeve mjekësore, ajo është jashtë rrezikut për jetë, por ndodhet në gjendje serioze shëndetësore.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale dhe se nuk është identifikuar asnjë person i përfshirë apo i dyshuar.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet nga njësitet relevante në bashkëpunim me Prokurorinë.