E shtunë, 26 Tetor, 2024

26 vjetori i themelimit të Spitalit të Parë të UÇK-së

Sot 26 vite më parë, me 28.02.1998, në vendin e quajtur të “ 6 lisat ” në Likoshan u ballafaqua një njesi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përbërje: Rasim Kiçina, Jahir Hajdari, Sabit Lladrofci dhe Musë Jashari me forcat serbe. Pas humbjes nga ky ballafaqim, serbët u larguan kokë ulur, por u kthyen më pas për ta shfryer mllefin ndaj popullatës civile, me ç’rast vranë dhe masakruan 24 civilë dhe ushtarë të UÇK -së në fshatrat Çirez dhe Likoshan të cilët ranë në mbrojtje të pragut të shtëpisë.

Aty u plagosen tre ushtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Sabit Geci, Sabit Lladrofci dhe Musë Jashari. Disa ushtarë, njëri prej të cilëve edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i tërheqin të plagosurit nga zona e luftimeve në një vend me të sigurt në odën e dr. Fadil Bekës në Ticë. Aty u mjekuan të plagosurit e kësaj beteje, por edhe shumë të tjerë të plagosur në zona të ndryshme të luftës dhe shumë civilë. Prandaj, kjo datë përveç që shënon fillimin e luftës në Kosovë, shënon edhe institucionalizimin e mjekësise ushtarake në krye me dr. Fadil Bekën, i cili u ndihmua edhe nga shumë mjekë, disa nga të cilët tani dëshmorë, nga shumë infermierë e furnizues barnash anëkend Kosovës.

Ky institucionalizim u shtri pastaj në të gjitha zonat e luftës duke themeluar ambulanca dhe spitale kudo në Kosovë.

Kontributi i sektorit mjekësor në luftë ishte shumë i madh sepse shpëtuan jetëra të shumta njerëzore në ato rrethana.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer