Wednesday, August 6, 2025

3 milion euro i përfitoj “Rukolli” e 600 mije euro Komuna – Fadil Nura thotë se zgjatja e kontratës u be për shkak të interesit të banorëv

Për vendimin e fundit lidhur me këtë pronë komunale ku parashihet zgjatja e afatit të dhënies në shfrytëzim, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura thotë se lidhet me interesin e banorëve.

“Interesi se pse e kemi bërë një hap të tillë lidhet drejtpërdrejt me interesin qytetar, me banorët e atij objekti, në të cilin ne si komunë, si institucion publik kemi qenë partner investiv në kuptimin e përfitimit të 21 përqindëshit. Ndërsa, problemi ka qenë sepse banorët nuk kanë pasur të drejtë t’i regjistrojnë njësitë banesore, e para d.m.th kjo ka qenë interesi i banorëve dhe e dyta pa një ndryshim të tillë ne nuk kemi mundur me i fut ato njësi banesore në kuadër të regjimit të tatimit në pronë”, tha kryetari i Nura.

Sipas tij, arsyeja që këto njësi banesore nuk janë regjistruar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është për faktin se toka është dhënë në shfrytëzim për 40 vite.

“Nëse nuk gaboj diku janë rreth 52 familje që nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e shfrytëzimit, përkatësisht regjistrimin e njësive banesore për shkak se Agjencioni Kadastral ka kërkuar që e drejta e shfrytëzimit duhet të jetë 99 vite për të pasur të drejtën e shfrytëzimit të tyre”, tha Nura.

Lidhur me arsyen se pse toka nuk është dhënë në shfrytëzim që nga fillimi për 99 vjet, Nura thotë se procedura është zhvilluar me Ligjin e Koncesioneve, i cili e ka përcaktuar edhe afatin kohor.

“Në kohën kur është dhënë në shfrytëzim nuk ka ligjdhënës në shfrytëzim të pronave dhe procedurë që e rregullon qysh e kemi sot ligjin. Procedura është zhvilluar në përputhje me Ligjin e Koncesioneve, i cili e ka përcaktuar afatin kohor për 40 vite, ndërkohë që vendimi i asaj kohe i asamblesë ka qenë i paafatizuar”.

Në një përgjigje me shkrim për emisionin “Betimi për Drejtësi”, nga Agjencia Kadastrale e Kosovës thonë se Zyra Komunale e Kadastrës mund të regjistrojë në regjistrin pronësor çdo dokument juridik që njeh të drejtën pronësore, pavarësisht afatit kohor.

“AKK, përkatësisht në rastin konkret ZKK Skenderaj, mund të regjistrojë në regjistrin pronësor çdo dokument juridik që e njeh një të drejtë pronësore, pavarësisht afatit kohor. Rrjedhimisht mund të regjistrohet çdo e drejtë e huaj në paluajtshmëri, sikurse: qiraja, hipoteka, servituti, e drejta e shfrytëzimit me afat të caktuar apo të pacaktuar, pavarësisht kohëzgjatjes së saj. Pra, afati kohor në procesin e regjistrimit nuk ka rol të veçantë, por kur ekziston afati, nënkuptohet që me kalimin e afatit të caktuar duhet të bëhet fshirja e të drejtës së regjistruar”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Përkundër pretendimit që AKK nuk po i regjistron njësitë banesore të kësaj ndërtese, nga Agjencia Kadastrale e Kosovës thonë se kërkesa për regjistrimin e njësive kadastrale të ndërtesës “Rukolli III” dhe pjesëve të saj është parashtruar në Zyrën Komunale për Kadastër në Skenderaj në mars të vitit 2023. Megjithatë, regjistrimi i tyre është bërë pas zgjatjes së afatit kohor të dhënies në shfrytëzim të pronës komunale dhe duke u bazuar në vendimin e fundit.

“Njësia kadastrale 580-0 ZK Skenderaj-ndërtesa (banesore- afariste) është regjistruar në periudhën kohore mars 2023, ndërsa njësitë kadastrale në prill 2023. Kërkesa për regjistrimin e njësive kadastrale (ndërtesë dhe pjesë e ndërtesës) është parashtruar në ZKK Skenderaj, me dt. 20.04.2023”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Përkundër përgjigjes së Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Nura thotë se në vitin 2017 së bashku me këtë institucion kanë pasur një projekt të përbashkët për regjistrimin e njësive banesore, por njësitë banesore të objektit “Rukolli III” AKK nuk i kishte regjistruar.

“Se çfarë ka thënë Agjencioni Kadastral nuk e di. Në 2017-ën kemi pasur marrëveshje për regjistrimin e njësive banesore për të cilat gjëra d.m.th kërkesat e atyre familje kanë mbetur në sirtarët e komunës, nuk kanë lejuar d.m.th të regjistrohen”, ka thënë Nura.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer