Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të riut Shqipdon Kajtazi rreth 23-vjeçar nga fshati Ternovë i Skenderajt, i dyshuar për tentim-vrasjen e agjës së tij, S. Kajtazi (61 vjeç).
Ngjarja kishte ndodhur më 29 gusht, rreth orës 19:30, kur pas një debati për muzikën e lëshuar me zë të lartë, i dyshuari dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima u dërgua fillimisht në QKMF-Istog dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Pas arrestimit nga policia dhe inicimit të rastit si “Vrasje në tentativë”, më 31 gusht, 23-vjeçari u dërgua para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili aprovoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.
I dyshuari është transferuar në Qendrën e Paraburgimit, ndërsa hetimet e policisë dhe prokurorisë vazhdojnë./GazetaSinjali