Tuesday, November 18, 2025

“30 shtëpi lihen në baltë”, Prekazi i heronjve i ‘braktisur’ nga Sami Lushtaku (Foto)

Në Prekaz të Epërm të Skenderajt, në rrugën “Rexhë Delija”, banorët po përballen me kushte të rënda infrastrukturore, pavarësisht se zona është ndër më të frekuentuarat dhe me rëndësi historike. Vetëm pak metra larg kullës së Ahmet Delisë, rreth 30 shtëpi vazhdojnë të jenë pa asfalt, shkruan rajoni.org.

Banorët thonë se rruga është në gjendje tejet të keqe, sidomos gjatë reshjeve, kur qarkullimi bëhet pothuajse i pamundur. Ata kërkojnë nga Komuna e Skenderajt që kjo situatë të zgjidhet sa më parë, duke e cilësuar të papranueshme që një zonë kaq e banuar dhe historike të mbetet pas dore.

Sipas tyre, janë bërë ankesa të vazhdueshme, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer