Kandidati për Asamblenë Komunale të Drenasit me numër 30, Labinot Halilaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në përkrahje të kandidatit për kryetar, Ramiz Lladrovci, dhe të Listës “Për Drenasin Kampion”.
Në një postim në rrjete sociale, Halilaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e deritanishme dhe ka kërkuar besimin e tyre edhe për veten në zgjedhjet e së dielës.
“Ashtu si sonte, të dalim edhe nesër sa më masivisht në përkrahje të #RamizLladrovci101✅
Dhe sigurisht, kërkoj edhe përkrahjen tuaj për mua, #LabinotHalilaj30✅
Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj!
Krenar me ju!”, ka shkruar Halilaj.